Sondazhi i BE: Homofobia shqetësuese
Pothuajse 1/4-ta e personave gay, që u anketuan nga një sondazh i Bashkimit Europian, thanë se kanë qenë shënjestër e sulmeve apo kërcënimeve të dhunshme, në 5 vitet e fundit.Të anketuarit më të varfër dhe më të rinj, kishin më shumë të ngjarë të përballeshin me diskriminimin, për shkak të prirjeve të tyre seksuale, tregoi anketimi.Agjencia për të Drejtat Themelore (FRA) e BE-së përfshiu në sondazh 93 mijë njerëz nga BE dhe Kroacia, për atë që konsiderohet si studimi më i plotë në llojin e vet.E premtja shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë.Anketa e LGBT-ve europianë tregon disa prirje apo trende shqetësuese, bën të ditur korrespondentja e BBC në Hagë, ku rreth 300 politikanë dhe ekspertë janë mbledhur për të diskutuar formësimin e politikave të reja të Bashkimit Europian për të ç’rrënjosur homofobinë.Sondazhi online mori në pyetje lesbike, gay, biseksualë dhe transeksualë, nëse ishin ndeshur me diskriminime, dhunë, abuzime verbale apo deklaratë urrejtjeje në lidhje me orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor.Drejtori i FRA-së, Morten Kjaerum, tha se “sfida të mëdha” mbeten përpara, kur bëhet fjalë për të luftuar diskriminimin ndaj personave LGBT anembanë Europës.