Instalacioni "Reja" pritet të jetë gati në fund të prillit

Duket se gjithçka është gati që në fund të muajit prill instalacioni "Reja" të vihet në shërbim të publikut.Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që kjo vepër arti e vendosur në hapësirën publike përballë Galerisë së Arteve të nisë funksionim e saj.Instalacioni reja, vepër e artistit japones Su Fujimoto do të ketë disa funksione.Puna për vendosjen e kësaj vepre të artit modern ka nisur që në muajin janar. Kjo kryevepër botërore, transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria "Serpentine" në Londër dhe sipas bashkisë do të qëndrojë për disa vite në këtë hapësirë./Oranews.tv/