Promovohet libri "Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria"

Libri i Oliver Schmitt "Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria" është promovuar në ambientet e COD në një aktivitet ku i pranishëm përveç familjarëve, ishte dhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e mikut të ngushtë të Kloist.Duke risjellë në kujtesë miqësinë e vjetër mes tyre, Rama u emocionua ndërsa gjatë fjalës së tij tha se shpesh ata të dy kishin folur edhe për vdekjen dhe se si do të vinte ajo.Edi Rama: Unë gjithmonë i thosha se unë e parafytyroj që ti do vrasësh veten. Kur ai ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bëj një papafingo aty lart. Mirëpo, shtëpia ishte vendosur në një pozicion që nuk kishte asgjë rreth e rrotull dhe zakonisht, kur unë shkoja ndonjëherë, ishte muzg dhe kishte një qetësi të jashtëzakonshme dhe i thosha se pak a shumë në këtë orë, këtu lart do të ndjehet një krisëm e thatë, pastaj do të ngrihen dy rosa nga pasqyra e liqenit dhe pastaj do të merret vesh që i madhi Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë, por na tha “Ik pirdhuni!”Ndërkohë autori i librit, Oliver Shmit, ngriti lart kontributin dhe punën e Ardian Klosit, si ndërlidhës mes gjuhëve dhe kulturave shqiptare e gjermane.Oliver Schmitt: Nuk synon vetëm që të trajtojë vetëm disa aspektë të hsitorisë të Shqipërisë, por edhe të vlerësojë një ndër fushat e shumta të veprimtarisë së Klosit. Dmth punën e tij si ndërlidhës mes gjuhëve dhe kulturës shqiptare dhe gjermane.Gjatë aktiviteti u dha edhe çmimi i publicistikës më të mirë që do të mbajë emrin e Adrian Klosi./Oranews.tv/