Hymni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor”, do interpretohet në 3 shtator në Vatikan
Hymni kushtuar Nënë Terezës “Vals Hyjnor” , kompozuar nga Genc Tukiçi, do të interpretohet më 3 shtator në Vatikan në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës, që do të realizohet më 4 shtator të këtij viti.“Hymni do të interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës, drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj. Eshte kurorëzim i idesë dhe punës së palodhur të gazetares Dijana Toska e cila mundësoi që Valsi Hyjnor të interpretohet në Vatikan”, shkruan sot Genc Tukiçi, në faqen e tij në Facebook, një nga 100 shqiptarët e vitit të 100 të shtetit shqiptar botuar në librin “100 histori suksesi ne 100 vjetorin e Pavarësisë”, nga Albanian Excellence .“Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin Shenjtërimin e Nënës Terezë. Ky është një rast historik dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptar. Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë për njerëzimin nga shpirti shqiptar si dëshmi e dashurisë sonë të madhe ndaj njerëzimit,paqës,tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë” shkruan Dijana Tosku, ideatorja e ketij hymni në Facebook, .Ky testament moral i njerëzimit që kombi shqiptar do t’ia dhurojë botës u bë realitet, falë përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës që treguan të gjithë organizatoret dhe autoret e tij .“Figura unifikuese dhe mbresëlënëse e Nënës Terezës, u shpreh simbolikisht dhe në vetë përbërjen e ekipit që ju përkushtua realizimit të hymnit. Artistë, producentë e organizatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora të mbledhur rreth kësaj ideje artistike, e bënë porosinë që shpreh ajo, më madhështore dhe reflektuese për botën. Imazhi i kësaj vepre artistike do të jetë një ‘’biometri’’ për të gjithë gjeneratat e shqiptarëve të shquar të cilët në rrethana e kohë të ndryshme nuk arritën të kenë komunikim normal me botën e qytetëruar. Nëna Tereze dhe vepra e saj humane po e shpërfaq edhe njëherë talentin dhe zgjuarsinë e artistëve shqiptarë në dioptrinë më të lavdishme”, ka thene per ATSH-në Tosku .Puna e nisur me përkushtim, u kurorëzua më 5 shtator në Prishtinë, me një petk solemn dhe nën moton e besëlidhjes shqiptare. Si komb që i dhuroi botës vlera të pakontestueshme, duket se meritojmë të jemi bashkë dhe te tregojme qe fjalët e Nënë Terezës, te ishin në një hymn.Në dhjetor të vitit 2014, teksa në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj, Dijana Toskës i lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart Nënë Terezës,ta shndërroj në një testament që do të shërbejë si kod moral i bekimit të njerëzimit. Me shumë dashuri e energji të pakursyer gazetarja e njohur po punon që kjo ëndër të realizohet dhe me 5 shtator të gjithë të dëgjojmë së bashku tingujt e Valsit Hyjnor. Ka përzgjedhur poezinë “Lamtumirë” shkruar nga bamirësja e madhe në anije kur po largohej më 1928 për në Kalkutë, Indi. Muzikën e kishte shkruar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, Dijana takoi, Don Lush Gjergjin ku i paraqiti projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënës Terezës i cili përçon tri mesazhe: universal, fetar e kombëtar.Ky është Himni që populli shqiptar do t’i falë botës dhe çdo manifestim kudo në botë që do të organizohet për Nënën Terezë, do të përcillet me Himnin e saj.Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ditën e dielë, më 4 shtator 2016. Kjo pasi Papa Françesku firmosi dekretin e shenjtërimit të saj, event ky që do të mbahet në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Dhe data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Kujtojmë se në 17 dhjetorin e kaluar, Papa Françesku firmosi dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjendje mjaft të avancuar të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.Kurse më 19 tetor të vitit 2003, Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën si “E lume” dhe sipas rregullave të së drejtës kanonike, festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, pikërisht në ditën e saj të lindjes.
/Marre nga ATA/