Ishmi i kujton Ditëlindjen Ibrahim Kodrës
Banorët e Ishmit kanë përkujtuar 98-vjetorin e lindjes së piktorit me famë botërore, Ibrahim Kodra. Në bashkëpunim me shoqatën Ibrahim Kodra. Në shenjë mirënjohje për kontributin e Kodrës, u zhvillua një cermoni pranë varrit të tij në Ishëm. Ibrahim Kodra lindi në 22 prill 1918, në fshatin Ishëm, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2006. Kreu i shoqatës ibrahim kodra, Lulëzim Bega: “Amanetin e tij e la tek Kodrat e Ishmit”Gjatë përkujtimit të ditëlindjes së 98 të kolosit të piktorës banorët ritheksuan se nuk do të lejojnë zhvendosjen e varrit të tij drejt kryeqytetit.“Varrosja e eshtrave të Ibrahim Kodrës ka marrë fund një herë e përgjithomë. Edhe ato janë tërhequr. Nuk ka kuptim zhvarrosja sepse Ibrahim Kodra ndodhet në trojet e veta” Pak kohë më parë, ministria e Kulturës dhe banorët e Ishmit patën përplasje për zhvendosjen e eshtrave të piktorit Kodra drejt tiranës, cka u shoqërua me protesta.