Ekspozita me gurët dekorativë

Kompania  RCON-AL dhe Mathios Stone, sjellin në Shqipëri gurët dekorativë, për zbukurimin e kuzhinave, sipërfaqeve murore, dysheme apo veshje të tjera. Për herë të parë është çelur një ekspozitë me temë "guri, pjesë e traditës shqiptare dhe inovacioni", ku u prezantuan variacionet e gurëve.Gjatë prezantimit që bëri Panajot Rumi, dhe përfaqësuesi i kompanisë, Niko Mathios, u nxorën në pah karakteristikat e gurëve dhe tullave, ku spikasin, rezistencën ndaj temperaturave ekstremisht të larta dhe të ulëta, rezistent ndaj lagështirë, etj.Rumi, menaxher i RCON-AL: Natyra me shumëllojshmërinë që ka na frymëzon dëshirën për të krijuar. Guri mund të vendoset edhe në vila luksoze. Nuk limitohemi as në lokale.Mathios Stone festoi një vit më parë 100 vjetorin e krijimit, çka tregon edhe eksperiencën e gjatë dhe të sukseshme në punimin e gurit. Kompania ofron garanci 30 vjeçare për çdo punim./Ora News/