Libri "100 risi sociale nga Finlanda" vjen edhe në gjuhën shqipe

Libri "100 risi sociale nga Finlanda" i përkthyer në 20 gjuhë të huaja tashmë vjen edhe në shqip.I përgatitur nga Ilka Taipale libri sjell për të gjithë lexuesit mënyrën që transformoi shtetin e Finlandës nga një shtet i varfër në një më të pasurit. Ilka Taipale: "Në libër ne tregojmë se vendi ynë ishte shumë i varfër pas Luftës së Dytë Botërore .Madje UNICEF na sillte ndihma për fëmijët si këpucë e veshje.Por tani gjithçka ka ndryshuar.Jemi një ndër vendet më të pasura në Europë dhe kjo falë vëmendjes që i kushtuam studimit, barazisë gjinore dhe sidomos besimit tek njëri -tjetri dhe tek institucionet. Është një libër i ndryshëm, por jo i vështirë dhe mund të shfletohet sipas interesave ".Botuesi Petrit Ymeri vlerësoi këtë libër për mesazhin që përcjell.Petrit Ymeri: “Ndoshta për lexuesin shqiptar është pak i vështirë të bëjë përqasjet e asaj jete që has në faqet e këtij libri sepse vërtet kemi diferenca shumë të mëdha midis atyre që gjejmë në faqet e librit dhe jetës sonë. Por në këtë libër edhe lexuesi shqiptar do të gjejë më shumë gjëra që do ta bëjnë të ëndërrojë dhe të cilat do ta bëjnë të bësojë dhe ndoshta politikanët pot ë kishin kohë të lexonin libra ndonjëherë do të gjenin dhe shumë motive për të përmriësuar punën e tyre”.Libri është përkthyer në shqip nga Sonila Kasapi./Oranews.tv/