Veliaj i përgjigjet Nishanit: I vetmi me vilë brenda parkut të liqenit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në lidhje me ndërtimin e parkut të lojërave tek Liqeni.Sipas kryebashkiaku, Nishani është i vetmi shtetas që jeton me një vilë në park dhe ecën me eskortë në pedonale. Ai deklaron se porositë e Partisë Demokratike janë më pak të rëndësishme se sa 200 mijë fëmijët e Tiranës.

Veliaj: Sa turp qe do t'u prishe parkun femijeve! Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale!”, shkruan Veliaj. Ai ka ironizuar gjithashtu Nishanin në rolin që ka marrë në këtë rast duke u shprehur se: “Bota ka parë Kryetar Bashkie të dojë të bëhet President, por President të behet kryetar bashkie veç Tirana po sheh!.

Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President.

 veli/Ora News/