Problemet e banorëve, Avokati i Popullit takim me shoqërinë civile në Fier

Avokati i Popullit ka nisur një tur takimesh në jug të vendit për tu njohur me problematikat e qytetarëve. Fillimisht, Totozani është ndalur në Fier, ku përfaqësues të shoqërisë civile janë ankuar për kushtet e jetesës por edhe për ndotjen e mjedisit.Avokati i Popullit Igli Totozani ishte në Fier në kuadër të nisjes së një turi takimesh në jug të vendit me shoqërinë civile, për adresimin e problematikave që shqetësojnë komunitetin.Këto takime tha Totozani do finalizohen me një takim të gjerë për çështje si ndotja mjedisore, lufta ndaj racizmit, apo probleme të tjera sociale për qytetarët fierakë.Igli Totozani: “Të takojmë qytetarët për të marrë kërkesa individuale në zyrën tonë rajonale në Fier dhe për t’i nxitur qytetarët që t’i drejtohen kësaj zyre dhe pa bërë Avokatin e Popullit”.Takimet e avokatit të popullit do të vijojnë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Tepelenë me stafin e shtëpive të fëmijëve jetim dhe verifikimin e ambientit ku jetojnë të miturit./Oranews.tv/