Probleme me aktivitetin e klinikave dentare, ISHSH mbyll disa subjekte

Në funksion të luftës kundër informalitetit në shëndetësi, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Urdhërat e Profesionistëve nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për të denocuar shkeljet ligjore. Këto inspektime do të kryhen në mjekësi, infermieri dhe stomatologji me qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimit.Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur aktivitetin e disa klinikave dentare që nuk respektojnë ligjin.Në kuadër të kësaj nisme, ky Inspektoriat ka kërkuar informacion nga Urdhërat e Profesionistëve që ushtrojnë aktivitet në shëndetësi.Eltar Deda: Kemi mundur të ndërhyjmë në sistemin stomatologjik, ku kemi bllokuar disa klinika që kanë qenë të paliçensuara, kjo në bashkëpunim edhe me Urdhrin e Stomatologëve, kemi ndërhyrë në disa klinika në të cilat kemi pasur informacion nga Urdhri i Mjekut dhe tashmë këtë do ta shtrijmë edhe tek infermierët dhe gjithë punonjësit që punojnë në fushën e shëndetit.Krerët e Përfaqësive të Urdhrave të Profesionistëve të Shëndetësisë, pohuan problematikat në sektorin dentar, po jo vetëm.Sabri Skënderi:Kemi gjetur dhe raste kur jo vetëm fizioterapistë shqiptarë por edhe të huaj hyjnë në sistem pa u pajisur me të gjithë kërkesat e ligjit. Gjenden në këto laboratore njerëzit jo të përshtatshëm.Nikoll Deda:Ka probleme në organizim, rregullat e lojës, në tregun dentar. Ne e kemi domosdoshmëri ligjore, statutore, funksionale që të bashkëpunojmë ngushtë.Pas një bashkëpunimi 1 vjeçar, në mbështetje të këtij aksioni inspektimesh Urdhri i Mjekut, Urdhri i Infermierit dhe Urdhri i Stomatologut nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me Inspektoriatin Shëndetësor me qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor.