Kanye West mbron me fjalë të mëdha incidentin e 2009

Mund të kenë kaluar 7 vite por askush nuk do ta harrojë momentin kur klipi i Taylor Swift, la pas ‘Single Ladies’ nga Beyonce, dhe kjo nervozoi Kanye West. Ky i fundit u ngjit në skenë, duke mbrojtur Beyonce e duke thënë: “Të gjithë e dinë që Beyonce realizoi videon më të bukur të të gjitha kohërave”. Pasi Kanye shokoi 7 vite më pare, tani vjen me një tjetër deklaratë nga skena ku mbajti koncertin e fundit, duke mbrojtur veten, dhe duke adresuar zënkat mes tij dhe Taylor Swift.Për ndërprerjen e 2009 Kanye tha se ishte fillimi i fundit të jetës së tij, e më pas flet edhe për këngën që i ka dedikuar Swift në albumin e ri, ku thotë se ata duhet të kalojnë një natë bashkë, sepse Kanye e bëri atë të famshme. Në skenën e koncertit në Filipine, rreperi thotë: “Kjo ishte një këngë që mund ta quaj një nga shkrimet e mia më të mira, sepse kishte gjëra që doja kaq shumë t`i thoja. Edhe cfarë nëse futem në telashe sepse them të vërtetën?”Kanye shton: “Më duhet të luftoj çdo ditë me botën që është kthyer kundër meje, sepse une jam ai që them me zë të lart atë që gjithë të tjerët ndjejnë. Kjo do të thotë të jesh një artist, një artist i vërtetë, që nuk i bën veprimet duke menduar për perceptimin e të tjerëve, apo financat e tua.”