Rama në SHBA: Jetojmë në pjesë të ndryshme të botës, por ndihemi një

Kryeministri Edi Rama e ka nisur vizitën e tij në SHBA me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jork-ut Bill de Blasio. Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave shqiptare. Sipas zyrës së shtypit të kryemisnitrisë kreu i bashkisë së Nju Jorkut de Blasio gjatë takimit ka vlerësuar reformat e Shqipërisë por edhe rolin e diasporës shqiptare në Nju Jork.Më pas kryeministri Rama ka qenë i pransihëm në një takim me komuniteti shqiptar në Nju Jork, ku tha se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk do të ishin në këto nivele pa kontributin e diasporës. Rama shfrytëzoi takimin për të publikuar dhe nismën e qeverisë së tij për samitin e parë të diasporës që mbahet në nëntor të këtij viti.Rama: "E shkuara jonë e hidhur dhe e përçarë, dekada të mungesës së komunikimit, vrulli për të zbuluar botën dhe vështirësitë e tranzicionit në rindërtimin e shtëpisë sonë na kanë mbajtur shpesh të veçuar. Kjo nuk do të ndodhë më. Do të jetë momenti për të treguar se ne mund të jetojmë në pjesë të ndryshme të botës, por të ndihemi një; mund të jemi të shpërndarë në shtete të ndryshme, por gjithmonë të bashkuar rreth vlerave tona, parimeve tona, vendosmërisë sonë kulturore dhe shpirtërore, gjuhës dhe përkatësisë sonë, identitetit tonë unik shqiptar. Samiti i nëntorit do të jetë momenti për të treguar se cilët jemi dhe se jemi tashmë të aftë dhe të pjekur mjaftueshëm për të bërë më shumë dhe për të synuar më lart"Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se sot shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj, janë më mirë se kurrë më parë.Rama: "Sot, Shqipëria është një spirancë stabiliteti në Ballkan; një anëtare e NATO-s, së bashku me SHBA-në dhe miqtë e partnerët e tjerë, kandidate për anëtarësim në BE; por më shumë se çdo gjë, një demokraci gjithnjë e më të fortë, një shoqëri e lirë, me një kohezion social të admirueshëm, një oaz respekti mes besimeve të ndryshme, diçka që e tërë bota admiron. Nga ana tjetër dua ta them dhe ta përsëris se ne shqiptarët nuk kemi qenë kurrë më mirë më parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë."Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Nju Jorkut, Eric Scheiderman, si dhe Mark Gjonaj anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.