Fondacioni Spitalor, mbështetje për nënat dhe fëmijët në nevojë

Fondacioni Spitalor i nënës dhe Fëmijës në 3 vitet e themelimit i ka ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi ekonomike. Misioni i fondacionit është të mbështesë familje me të ardhura të pakta me veshmbathje apo nevojat të tjera si dhe institucione spitalore me pajisjet dhe aparaturat moderne. Për të rritur donacionet, fondacioni ogranizon një mbremje gala ku fton biznesin dhe qyetarët të jenë pjesë e saj.Fondacioni Spitalor i Nënës dhe i Fëmijës i themeluar para 3 viteve në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, ka si qëllim të ndihmojë nënat dhe foshnjat që janë familje me të ardhura të pakta ose me probleme shëndetësore.Kryetarja e Bordit të Fondacionit Spitalor i Nënës dhe Fëmijës Lizzy Grezda shprehet se ky fondacion do të japë kontributin e tij dhe për pajisjen e maternitetit Mbrëresha Geraldinë me aparatura e nevojshme.Lizzy Grezda: “Ne si fondacion jemi ngritur për të ardhur si partnerë të spitalit për të dhënë gjërat shumë praktike, si për shembull mbledhim pampers e veshje për bebat”.Për të mbledhur sa më shumë donacione, fondacioni organizon eventin "Mbrëmje Gala" në 25 maj ku fton bizneset dhe qytetarët të jenë pjesë e saj.Sonja Szolna: “Ne do të organizojmë eventin mbrëmje Gala në 25 maj. Kemi gjetur mbështetjen e biznesit për fondet. Mbrëmja Gala synon të prezantojë te sponsorët misionin dhe punën e bërë nga fondacioni”.Qëllimi është që fondacionit të shtrijë aktivitietin edhe në institucione të tjera spitalore dhe në zona përtej Tiranës duke u përkujdesur për nënat dhe fëmijët.Betsy Ferries: “Misioni ynë së pari shtrihet në fushën e sigurimit të pajisjeve për spitalin. Së dyti për trajnimin e stafit mjekësor, së treti për ofrimin e shërbimit për personat në nevojë. Kemi krijuar listën e parë akademike për bluzat e bardha dhe broshura informuese për 3 mijë nëna”.Gjatë misionit 3 vjeçar, fondacioni ka qindra fëmijë si dhe institucionet spitalore me aparatura si eko apo pajisje të tjera që ndihmojnë në kontrolle dhe diagniositikimin e fëmijëve me problem fizike./Oranews.tv/