Nishani ‘përfshihet’ tek debati për liqenin: Shprehni reagimin për mjedisin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot një grup qytetarësh të angazhuar kundër ndërtimit të një parku lojërash në Liqenin Artificial të Tiranës. Nishani tha se kauza duhet të motivojë të gjithë qytetarët.Nishani: Kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime.Kreu nuk ka reaguar deri më tani për këtë çështje, teksa ka shprehur shqetësimin gjatë takimit për mungesën e reagimit të institucioneve shtetërore.“Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë”, thuhet në njoftim.Sipas deklaratës nga Presidenca, grupi i qytetarëve shprehën indinjatën për mungesën e përgjigjeve nga shumë institucione shtetërore ndaj interesimit të tyre.Anëtarët e grupimit qytetar ftuan Kreun e Shtetit për të vizituar nga afër vendin ku po zhvillohet projekti ndërtimor në një kohë të përshtatshme./Ora News/