Hugh Jackman feston përjetorin e 20-të të martesës (FOTO)
Erdhi dhe momenti që aktori Hugh Jackman dhe bashkëshortja e tij Deborra, po prisnin me padurim. Çifti së fundmi festuan, përvjetorin e 20-të të martesës. Ylli i filmit X-Man 47-vjec dhe Deborra 60, preferuan t`i përkushtoheshin vetëm njëri-tjetrit, gjatë ditës së tyre të madhe, kështu që të pashoqëruar nga persona të tjerë, çifti u drejtua në bregdetin e St. Barts.Janë publikuar dhe foto nga momentet e tyre romantike, ku Hugh Jackman dhe bashkëshortja e tij shijojnë bregdetin e preferuar të yjeve. Pushimet e tyre, nisën që në fundjavë dhe ende po vazhdojnë. Në intervistën e dhënë pak më parë për “The Daily Telegraph”, 47-vjeçari e konsideroi këtë moment si një muaj mjalti, duke thënë: “Do të jemi vetëm ne të dy. Ne i duam shumë fëmijët tanë por do të qëndrojmë me ta javën tjetër. Dëshirojmë të shijojmë në maksimum muajin tonë të mjaltit.”




