1 mln euro debi, Tatimet ngrijnë llogaritë bankare të Ujësjellësit të Kukësit

Drejtoria Rajonale e Tatimeve Kukës  përmes një urdhër-bllokimi të depozituar në të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri, ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të Ujësjellësit Kukës sh.a.Urdhër bllokimi ka ardhur si rezultat i debisë së krijuar prej 8 vitesh për pagesat e kontributet shoqërore dhe detyrimeve të tjera tatimore.Vlera e debisë arrin në rreth 1 milion euro.Në këto kushte, Ujësjellësi i Kukësit gjendet përballë ketij problemi madhor i cili kushtëzon automatikisht veprimtarinë e këtij institucioni jetik në shërbimin e qytetarëve të Kukesit e aq më shumë në këtë periudhë riorganizimi dhe menaxhimi të rrjetit të Ujësjellësit.Veç problemeve madhore të investimit, në Ujësjellësin e Kukësit tashmë ky bllokim e ka paralizuar terësisht atë.Nga ana e Ujësjellësit dhe Bashkisë Kukës kane nisur negociata për marrëveshje, por pa gjetur gjuhën e përbashkët me Drejtorinë e Tatimeve.Është kërkuar ndërhyrja e institucioneve shtetërore për të zgjidhur këtë problem, i cili është vërtet një masë drastike dhe ndëshkuese për Ujësjellësin.Ujësjellësi i Kukësit është terësisht i pamundur financiarisht për të paguar këtë debi, e cila duhet theksuar se është krijuar si pasoje e neglizhencës nga organet tatimore e financiare në vend.