Hadutja i vjedh unazën të vdekurës në arkivol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 15:06
Një video e postuar në facebook ka ngjallur indinjatë. Një grua filmohet teksa I heq unazën nga gishti të vdekurës në arkivol në një dhomë funerali.Ngjarja është regjistruar në Teksas dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është personi i cili kryen një veprim kaq të turpshëm.Pasi hajdutja largohet, në gishtin e 88 vjeçares Lois Hicks nuk është gjetur unaza dhe gishti ishte dëmtuar.Videoja është postuar në facebook nga mbesa e gjyshes e cila ka bërë apel për shpërndarjen sa më shumë të videos për të zbuluar se kush është autorja.Një lajm i keq për hajduten e cila nuk e dinte se unaza nuk kishte asnjë vlerë monetare pasi ishte e lirë./Oranews.tv/