Shifrat për bujqësinë, Panariti kundërshton INSTAT: Të ndryshojë përllogaritjen

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shprehur sërish pakënaqësi për raportin e fundit të INSTAT ku bujqësia shënoi ulje. Panariti tha se institucioni i statistikave duhet të ndryshojë metodologji dhe të tregojë rritjen reale të këtij sektori.INSTAT duhet të ndryshojë mënyrën e përllogaritjes së të dhënave. Deklarata u bë nga Mirdita nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti pas raportit që e nxjerr këtë sektor me rënie.Panariti tha se bujqësia ka patur rritje të eksporteve me 25 %, dhe jo rënie siç është përkthyer nga INSTAT.Edmond Panariti: “Edhe një nxënës në fillore e di që plus 25 nuk është baraz me -0.3. Prandaj e ftoj miqësisht INSTAT-in të shikojë metodologjinë e përllogaritjes së statistikave të bujqësisë, sidomos të mos i vendosë bujqësisë në bilancet e saj sektorë që ajo nuk i administron, siç është sektori i pyjeve që vazhdon të na llogaritet ne kur ju e dini që pyjet tashmë janë në administrimin e pushtetit lokal.Agropërpunimi për fat të keq nuk llogaritet si sektor i bujqësisë po llogaritet si prodhim industrial. Në fakt agropërpumimi punon me lëndë të parë të bujqësisë”.Ministri Panariti ishte në Mirditë për të inspektuar një kantinë të prodhimit të verës, për të cilën vlerësoi se vendi ka nevojë për prodhime që kanë interes edhe për eksport./Oranews.tv/