Sportistët e çmendur pas skateboard-it

Tre sportistë, të super apasionuar pas skateboardit, e kanë shndërruar parkun ujor të një hoteli luksoz në Dubai, në fushën e tyre të preferuar të lojës. Çmenduritë e tyre këtu nuk kanë fund.Tre të rinjtë, Jan Hoffmann, Alex Sorgente dhe Milton Martinez, luajnë çdo ditë këtu ndërsa dyert i kanë të hapura në parkun ujor të hotelit "Atlantis of The Palm's Aquaventure ëaterpark". Luajnë dhe ushtrohen në këto ambjente për më shumë se 7-8 orë në ditë.Në këtë video, që është filmuar më 11 prill, sportistët e rinj shfaqin afësitë e tyre në rrëshkitësen gjigande që ndryshe njihet me emrin anakonda, përpara se italiani Sorgente fluturon në murin e lartë vertikal për 14 metra, në rrëshkitësen Zoomerango.