Vullnetarët pastrojnë Beratin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 15:48
Dhjetëra qytetarë dhe nxënës të dy shkollave të mesme "Bab Dud Karbunara" e "Kristaq Capo" në qytetin e Beratit, janë sensibilizuar për pastrimin e Lagjes muzeale "Kala" si edhe gjithë territorit të Keshtjellës nga mbetjet urbane.Për drejtorin e drejtorisë arsimore të qytetit dhe Drejtoren e këtij projekti, Linda Mëniku nisma vullnetare synon ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.Berati, një nga zonat më të frekuentuara turistike, është qyteti i katërt në vend ku po ndërmerren nisma të pastrimit të mjedisit, projekt që mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-së./Oranews.tv/