Kate Middleton zbulon sekretin e trupit pas dy shtatëzanive
Kate Middleton solli në jetë dy fëmijë, jo me diferencë të madhe në moshë, e sërish ka një trup për tu admiruar. Kate është intervistuar së fundmi në mbrëmjen e famshme në Mumbai Indi, ku të pranishëm ishin emrat më të mëdhenj të Bollywood. Kate u tregua mjaft e gatshme tu përgjigjej pyetjeve të Profesor Bulbul Dhar-James, që raportoi më pas dhe bisedën e tyre.Dhar-James e pyeti se si arriti të humbte gjithë peshën e shtatëzanive, pasi solli në jetë dy fëmijë, dhe Dukesha e Kembrixhit tha: “E thjeshtë, unë jam gjithnje duke vrapuar pas fëmijëve të mi.” Por ka diçka tjetër që bën përshtypje tek Kate, buzëqeshja nuk mungon kurrë në fytyrën e saj. Kur u pyet nëse nuk lodhej nga gjithë ato buzëqeshje, edhe për këtë bashkëshortja e Princit Willim, kishte një pergjigje: “Thjesht po tregohem reciproke. Të gjithe janë kaq të dashur dhe të sjellshëm.”
