Erinda Skendaj zgjidhet Drejtore e re Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2016, 16:36
Erinda Skendaj u zgjodh nga Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit mes kandidaturave alternative dhe e ushtron këtë detyrë prej datës 1 Prill 2016.Nëpërmjet zgjedhjes së znj. Erida Skendaj në detyrën e Drejtores Ekzekutive, Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit vlerësoi kontributin e saj të mëparshëm në veprimtarinë e KSHH dhe përgatitjen profesionale, duke besuar në angazhimin e saj për përmbushjen e misionit të organizatës në promovimin, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.Asambleja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pasi vlerësoi kontributin e znj. Vjollca Meçaj në drejtimin ekzekutiv të organizatës për më shumë se 6 vite, vendosi ta zgjedhë atë Presidente të Bordit të KSHH.