Hajduti hyn me dhunë në restorant por nuk vjedh...

Policia në Uashington DC është në kërkim për të ashtuquajturin hajduti i hamburgerave. Kjo pasi oficerët e policisë, kanë shpërndarë edhe në internet një video të një personi i cili hyn me forcë në restorante dhe nuk vjedh asgjë,  thjesht gatuan një vakt për vehte.Kjo video është filmuar nga kamerat e sigurisë së restorantit "Five Guys" në Uashington. Personi në fjalë, ende i paidentifikuar nga policia ka hyrë në kuzhinën e restorantit në orën 3.10 të mëngjesit dhe ka gatuar për vehte e më pas ka shijuar gjithçka ka përgatitur deri në orën 5.05 të mëngjesit. Pra ai ka kaluar 2 orë qetësisht në këtë restorant.Ai shihet teksa ecën nëpër restorant, mbledh asortimentet e pjatës që gatuan më pas, kontrollon herë pas here temperaturën e sobës dhe më pas gatuan qetësisht.Policia garanton se hajduti nuk ka vjedhur asgjë, përveçse ka konsumuar ujë dhe ushqimin që ka gatuar. Policia tha se po heton për këtë ngjarje të përsëritur mesa duket nga i njëjti person dhe ka ofruar 1 mijë dollarë për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e tij.