Letra e dytë e Vasilit për Ramën: Asnjë reflektim për bujqësinë

Rreth 10 ditë pasi nuk mori asnjë përgjigje nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj, kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili u drejtohet atyre me një letër të dytë ne lidhje me disa probleme te mprehta ne bujqesi.Vasili  kërkon masa urgjente në lidhje me problemet e eksportit të perimeve shqiptare drejt Maqedonisë si dhe lejimin e pagesave CASH për shit-blerjet e fermerëve deri në 100 mijë lekë. Kryetari i grupit kuvendor të LSI-së i sheh me mjaft shqetësim problemet e ngritura pasi tani fillon dhe sezoni i prodhimeve bujqësore. Tirane- Kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili  brenda pak ditëve i është drejtuar  me një letër të dytë kryeministrit  Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj  në lidhje me disa problematika  me të cilat po përballet sektori bujqësor në vend.Vasili thekson në letër se pavarësisht kërkesave në letrën e parë ende nuk është ndërmarrë  asnjë  veprim konkret dhe e konsideron këtë fakt politikisht dhe etikisht, jokorret.Në letrën drejtuar Kreut të qeverisë dhe ministrit të Financave kërkohet që të merren masa lidhur me qëndrimin e një anshëm e penalizues të doganës maqedonase ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare. Sipas Vasilit, ministria e Financave duhet të ndërhyjë  dhe të pengojë këtë praktikë negative për fermerët shqiptarë  duke rrezikuar që të thellohet edhe më shumë në muajt në vijim kur  pritet një rritje e prodhimeve bujqësore në vend.Si problem të dytë në letër përcaktohet  mungesa e pagesave me para në dorë për fermerët në një kohë që pjesa më e madhe e tyre nuk kanë llogari bankare dhe kjo rrezikon që të  lerë pa shitur prodhimet bujqësore në vend .Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkon ndër të tjera që  të rregullohet me akt normativ e drejta për të shitur dhe blerë fruta -perime me cash deri në 100 mijë lekë.Dhe problemi i tretë përcaktohet shërbimi doganor , që mbyllet në orën 20 00 duke kërkuar linjë të dedikuar doganore për kamionët me prodhime bujqësore dhe të mos ketë kufizime kohore.Vasili e mbyll letrën e tij duke kërkuar reagim të menjëhershëm, pasi e vlereson gjendjen emergjente me qëllim për ti dhënë një shtysë pozitive ekonomisë kombëtare por edhe asaj familjare të çdo fermeri.Më poshtë letra e Vasilit drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetajletra 1letra 2letraaa/Oranews.tv/