PD: Rama i dha miqve 8.8 mln euro për rrjetin dixhital të RTSH, ende të pangritur

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama se i ka dhënë një kompanie të afërt me qeverinë një kontratë miliona euroshe pa garë dhe tender.Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma tha se shumica në Këshillin Drejtues të RTSH ka miratuar në mënyrë abusive kontratën e mirëmbajtjesë së rrjetit dixhital të RTSH në një kohë kur ky rrjet ende nuk ekziston.Grida Duma: Maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhërat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro. Kontrata, e cila i është paraqitur Këshillit Drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale.Megjithë debatet dhe kundërshtimet në Këshill, dhe kërkesën e shumë anëtarëve për organizimin e nje tenderi të hapur dhe konkurues, apo për kualifikimin e stafit të RTSH, për ta realizuar ata, mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, duke kursyer kështu miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, gjithçka ka qënë e kotë pasi Edi Rama e kishte vendosur tia jepte, më saktë të ndante me klientin e tij 8.8 milionë euro.  8.8 milionë euro, paratë e shqiptarëve, do të jepen për këtë kompani, edhe pse rrjeti dixhital ende nuk është ndërtuar./Oranews.tv/