Komision hetimor për privatizimin e CEZ, Spaho: Mazhoranca pengon nismat e PD
Mazhoranca nuk e ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, përfaqësuesit socialistë e kane agumentuar këtë qëndrim me faktin se çështja është në dorë të Prokurorisë dhe se nuk mund të ketë dublim të hetimit. Por demokratët thonë se ky qëndrim bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 me rastin e serverit të tatimeve që i ka dhënë zgjidhje çështjes për Komisionin Hetimor.Mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve ka refuzuar të miratojë kërkesën e Partisë Demokratike për hetim parlamentar të marrëveshjes së paqes mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, që siç thotë ajo, i kushtoi shqiptarëve 419 milion euro.Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesit e mazhorancës kanë argumentuar se Komisioni Parlamentar do të mbivendoste hetimin, pasi aktualisht çështja është në dorën e Prokurorisë.Por siaps demokratëve këtë shqetësim e e ka zgjidhur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të vitit 2014, për Komisionin e Serverit të Tatimeve.Edmond Spaho: Gjykata Kushtetuese është shprehur në vitin 2014, me rastin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për serverin e tatimeve, se fakti që heton Prokuroria nuk e përjashton Kuvendin të ngrejë komisione hetimore parlamentare dhe të hetojë të njëjtën çështje nga pikëpamja administrative. Përfaqësuesit e mazhorancës nuk janë shprehur përfundimisht kundër kërkesës, por kanë kërkuar kohë që të konsultohen me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Gjithashtu përfaqësuesit socialistë kërkuan zgjerim të objektit të hetimit, duke përfshirë gjithë aktivitetin e kompanisë CEZ nga firmosja e kontratës së parë me Qeverinë Berisha.Për këtë kërkesë, demokratët nuk janë kundër.Edmond Spaho: Ne nuk jemi kundër asnjë lloj iniciative për të hetuar çdo periudhë të privatizimit dhe funksionimit të CEZ në sektorin energjitik shqiptar.Rrëzimi i kërkesës për hetimin e çështjes CEZ mund të sjellë një ngërç të ri mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo kërkesë mund të shtojë listën e kushteve të Partisë Demokratike jo vetëm në raport me Kuvendin, por dhe me reformën në drejtësi.Edmond Spaho: Qëndrimi që u mbajt në Konferencën e Kryetarëve ka të bëjë pra me shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë e zezë mbi të bardhë të qartë që është e drejta e pakicës të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për një cështje dhe është detyrim i mazhorancës, i Kuvendit ta ngrejë këtë komision dhe ta miratojë pa ekuivoke. Kjo gjë nuk po ndodh deri tani dhe shpresoj të korigjohet ditën e enjte. /Oranews.tv/