Shqiptarit nuk i funksionoi “rrengu” për të shkuar në Londër, arrestohet
Një 24 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia kufitare në aeroportin “Pio La Torre” në Cimiso të Italisë.Në pranga përfundoi Emiljan Demaj, i cili po tentonte të hipte në një avion për të udhëtuar drejt Londrës. Ai ka paraqitur një kartë identiteti me të dhëna personale sikur ishte shtetas italiane.Sipas të dhënave, shqiptari quhej Puglisi dhe kishte lindur në Catania ku edhe jetonte aktualisht. Referencat personale të identitetit të ri ishin marrë nga një i dënuar në Itali. Më pas, shqiptari u mor në pyetje, por nuk arriti t’ju përgjigjej në disa raste, duke pretenduar se nuk i kishte dëgjuar.Nga kontrollet e mëtejshme, është zbuluar se karta e identitetit ishte e falsifikuar, pasi numri i kartës ishte rishkruar. Më pas, shqiptari ka rrëfyer se kishte hyrë në Itali nga Brindisi të premten, duke theksuar se dokumentin e kishte blerë me një vlerë prej 1 mijë eurosh.Shqiptari është arrestuar dhe transferuar në burgun e Raguzës dhe sipas medieve italiane rrezikon burg nga 2 deri në 5 vite. Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi edhe një celular./Ora News/