Protesta nga Tropoja në Nju Jork kundër HEC-ve mbi Valbonë
Dhjetëra qytetare nga Tropoja, Tirana por edhe deri në Nju Jork i janë bashkuar iniciativës për të protestuar kundër ndërtimit të HEC-ve mbi lumin e Valbonës.Në trajektoren e këtij lumi dhe të parkut kombëtar është projektuar që të ndërtohen 11 HEC-e me fuqi të ndryshme, të cilat sipas specialistëve të mjedisit ndikojnë maksimalisht negativisht në këtë Park Kombëtar.Në qytetin e Bajram Currit u bashkuan edhe përfaqësues të shoqatave që mbrojnë natyrën edhe banorë të zonës, por edhe përfaqësues të operatorëve turistikë që operojnë në turizmin malor shumë të veçantë për ValbonënAgmi Selimaj, operator turistik: Rreziku është për të gjithë. Nga Fierza në grykën e Valbonës. Ne agjencitë turistike shqiptare e kanë promovuar Valbonën nga Amerika në Japoni.Protestës i janë bashkuar edhe shoqëria civile nga Tirana, të cilët theksuan se me ndërtimin e hidrocentraleve do të shkatërrohet lumi dhe të merret uji për banorët.Elian Tanini, shoqëria civile: Ajo që kanë ndërmend të bëjnë ata përveç 11 HEC-ve dhe digave prej betoni në mes gjithë hapësirës natyrore, është që do të na marrin ujin që na ka dhënë Perëndia.Një protestë për këtë çështje u bë edhe në Nju Jork gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje. Protestuesit i kërkuan kryeministrit që të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve./Ora News/