Hapja e negociatave, Tanja Fajon: Dëshmoni më shumë këtë vit, PE ju mbështet

Europarlamentarja, Tanja Fajon ka shprehur mbështetjen e saj për hapjen e negociatave me BE. Gjatë një bashkëbisedimi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, Fajon tha se Shqipëria duhet të dëshmojë më shumë, që këtë vit të arrije hapjen e negociatave.Fajon: Dëshmoni sa më shumë të mundeni që këtë vit ta arrini më shumë. Ne po përpiqemi tju mbështesim së bashku me kolegët në PE për hapjen e negociatave. Europa është ndonjëhere e paqartë, por ky është momenti për të qenë të fortë dhe për të qenë bashkë.Shqipëria për mua ka qenë dhe do të jetë pjesë e Europës. Na duhet Shqipëria, i nevojitemi njëri-tjetrit. Kjo ëështë arsye që besoj se për brezat e rinj meritojnë më mirë. Janë ata që në të ardhmen dpot ë formësojnë të ardhmen e vendeve tona.  Kur brezat e rinj do të kenë vizion kjo do të thotë se edhe vendi ka një të ardhme. Në po përqëndrohemi në PE, në Slloveni për të nxitur perspektivat e të rinjve.Jam e shqetësuar që vitin e kaluar shumë të rinj janë larguar nga vendit, por jam e lumtur kur të rinj shqiptarë, studentë apo nxënës  vizitojnë PE për tju treguar vlerat europiane. Shpresoj se situata e sotme që ne po përjetojmë, nga një krizë në tjetrën është dicka që në fund të ditës asnjë vend i Evropës nuk mund ta zgjidhë i vetëm.Shpresoj që Shqipëria ta hedhë këtë hap të rëndësishëm këtë vit dhe të jetë fillesa për anëtarësim. Duke qenë europarlamentare, duke qenë mike e Shqipërisë dhe duke ardhur nga Sllovenia, pra për këto tre arsye do të jem në anën tuaj.