Arrestohet Tom Lala, 5 ditë më parë vrau për pronësi 50-vjeçarin

Ka marrë fund arratia e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur të shtunen në fshatin Gallatë të Kurbinit. 69-vjeçari Tom Lala u vu në pranga nga policia pasditen e së markures. Ai u arrestua në pyll afer banesës së tijë në fshatin Gallatë, ku qëndronte i fshehur që prej momentit kur ka kryer krimin.Ka qenë një operacion i policisë së Kurbinit të mbështetur edhe nga Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodres, të cilët bënë të mundur prangosjen e 69-vjeçarit Lala. Policia ka krehur zonen prej këtër ditesh, duke ushtruar kontrolle të shumta por vetem sot ka mundur që të bie në gjurmet e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.Gjatë momentit të arrestimit ai mësohet se nuk ju ka bërë rezistencë uniformave. Pas arrestimit është është dërguar menjëherë në Komisariatin e Policisë së Laçit, ndëras është bërë e ditur se ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor pasi ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.Me qetësimin e tij oficeret e policisë do të marrin edhe dëshminë e 69-vjeçarit, për të mësuar më tepër rreth rrethanave të këtij krimi që tronditi fshatin Gallat 5 ditë më parë. Pasditen e të shtunes 69-vjeçari Tom Lala dyshohet së ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të kushërit të tijë Mark Ndreca, duke e lënë atë të vdekur ë vend.Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se midis autorit dhe viktimes ka patur koflikte për çështje pronesie prej disa kohesh.Materialet proçedurale në ngarkim të 69-vjeçarit Lala ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.[caption id="attachment_717355" align="alignnone" width="640"]tom lala Ne foto: Tom Lala, autori i vrasjes i arrestuar[/caption]/Oranews.tv/