Ministria e Mbrojtjes: Rrëzimi i helikopter aksident tragjik, do zbardhim rrethanat
Një grup i specializuar i Ministrisë së Mbrojtjes do të hetojë shkaqet e rrëzimit të helikopterit në Brizhë në Malësinë e Madhe.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Jeronim Baze e konsideroi ngjarjen si një aksident tragjik ku humbën jetën 2 pilotë të talentuar, ndërsa mbeti i plagosur personi i tretë i ekuipazhit.Gjeneral Major Baze tha se ishte një flurim rutinor stërvitjeje dhe itinerari i fluturimit të këtij helikopteri ishte brenda trajektores.Bazo: Do hedhim dritë mbi rrethanat në të cilën ndodhi ky aksident tragjik. Kontrollet janë bërë të gjitha brenda rregullave që kërkohen në këto raste. Fluturimi stërvitor i helikopterit ishte rutinë dhe i planifikuar.Pyetjes së gazetarëve nëse ishte kryer kontrolli teknik i helikopterit çka mund të çojë deri në zbardhe të ngjarjes, Gjeneral Major Baze tha se gjithçka është bërë brenda rregullave të fluturimit dhe të përgatitjeve përkatëse, ndërsa helikopteri ishte futur në përdorim në nëntorin e vitit të kaluar.Bazo: Helikopteri i tipi Ec 145 është futur në përdorim të Forcave të Armatosura në nëntor të vitit të kaluar. Të dy helikopterët Ec 145 sapo janë marrë nga forcat tona të Armatosura dhe ishin brenda kësaj periudhe fluturimi. Itinerari i fluturimit të këtij helikopteri ishte brenda trajektores së miratuar gjatë një stërvitje fluturimi rutinë, ose siç e quajmë udhëtim për njohje, pasi ky helikopter ishte për qëllime kërkim-shpëtimi. Shefi i Ushtrisë shqiptare tha se dy pilotët kanë pasur përvojë të lavdërueshme në këtë drejtim, por ritheksoi edhe një herë se hetimet për rastin kërkojnë kohë dhe maturi.Bazo: Të dy pilotët janë me një përvojë të lavdërueshme, të kënaqshme, të trajnuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit. Do t’ju kërkoja mirëkuptimin tuaj, pasi në të tilla raste kudo në botë kërkohet një kohë e domosdoshme maturie dhe saktësie profesionale për të hedhur dritën e duhur për incidentin në fjalë. Ne do të ndajmë me publikun të gjitha informacionet. Është ende herët. Pritet të mblidhen të dhënat e duhura dhe maturia që duhet në këto raste. Për sa i përket kontrolleve, gjithçka është bërë brenda rregullave të fluturimit.https://www.youtube.com/watch?v=W7LFNQWEztM/Ora News/