Taksapaguesit e botës, bashkohuni!
Panama Papers konfirmoi se elita botërore mashtron dhe vjedh. Po populli a do të reagojë për këtë?"Panama Papers" tha thjesht atë që shumë prej nesh tashmë e dimë: Të pasurit nuk janë si ty dhe mua.Skandali i thellë, zbuluar nga rrjedhja e një një sasie të madhe dokumentesh nga firma panameze juridike Mossack Fonseca, ka frymëzuar një ndërthurje mes shokut dhe apatisëDokumentet të cilat tregojnë sesi pjesa e jashtëzakonshmeeelitës globale është përfshirë në mënyrën si të ruajë pasurinë nga taksat, janë në të njëjtën kohë lajm i madh dhe kapele e vjetër.Ata na sigurojnë detajet e shëmtuara të të gjithë llojeve të bizneseve që shumë njerëz me mend supozojnë se ndodhin gjatë gjithë kohës.Unë dhe ti paguajmë taksat tona, të pasurit gjejnë mënyra t'i shmangin ato. Për disa, të lexosh për Panama Papers është njësoj sikur të thonë prindërit se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston: thjesht një konfirmim final i një dyshimi që ti ke mbajtur për një kohë të gjatë. Loja është e manipuluar dhe nëse nuk je pjesë e 1% global, atëherë nuk është e manipuluar në mënyrë që të të ndihmojë tyNëse sistemi ynë do të ishte më i shëndetshëm, qeveritë dhe institucionet më të përgjegjshme ndaj kërkesave tona publike , njerëzit më të bindur se sistemi punon ashtu siç është menduar, gjykatat tona dhe organet legjislative më të favorshme për sigurimin e drejtësisë në kurriz të të kamurve dhe njerëzve të lidhur me ta, ne mund presim padi masive, reformën e taksave dhe ligjit të tregtisë, dhe një rishqyrtim në shkallë të gjerë të asaj se cfarë ne globalizojmë në epokën e globalizimit....Një sistem i shëndetshëm social mund të shënojë këtë moment si një kthesë historike. Por ky nuk është një sistem i shëndetshëm social, dhe shumica e njerëzve që jetojnë në të e dinë këtë, kështu që pak prej nesh apelojnë me një indinjatë të dretë. Kjo është dëshpëruese, është gjithashtu racionale.Është e sigurtë që vetëm një numër i vogël I atyre që janë përfshirë në dokumentet e Mossack Fonseca do të gjykohen, dhe jemi po aq të sigurtë se një numër i madh i njerëzve të pasur që u ka dalë emri do të vazhdojnë të gëzojnë privilegjet e tyre të vjetra.Por Ajo që është edhe më e sigurtë është sesi elitat kanë aftësinë për ti shmangur pasojave.Është një shprehje e vjetër që thotë injoranca politike sjell impotencë politike. Dija është fuqi, ia kalon propagandës.Koncepte i vetëdijes së rreme, varet nga ideja se qytetarët e shtresës së mesme me njohuri të pakta të sistemit ekonomike dhe social nuk mund ta ndryshojnë atë. Sërish unë nuk mund t'ju ndihmoj por të them se e vërteta është e errëtTe diturit se sa thellë janë të korruptuar të pasurit dhe sa "të vaksinuar" janë ato nga pasojat e këtij korrupsioni bën që këto veprime kuptim plota të duken si pamundura.Zgjidhja e këtyre pabarazive duket e pamjaftueshme për të bërë ndryshimin, Thomas Piketty në librin e tij në vitin 2014 foli për pashmangshmërinë e pabarazisë ekonomike në kapitalizëm, duke argumentuar se rreth 10 % e GDP në botë shkon e pataksuar falë skemave si ato të Panama Papers. Akoma, zgjidhja e tij për një taksë ndërkombëtare të pasurisë, duket më shumë ambicioze për tu bërë realitetPor situata nuk është e pashpresë. Progresi është i mundur. Shikoni Islandën.Kryeministri dha dorëheqjen përballë protestave publike mbi mashtrimet financiare që ai ishte përpjekur shumë ti fshihte. Por për të ecur përpara na duhet të dimë sa thellë dhe sa keq kanë shkuar gjërat. Në librin e tij të vitit 2012, Muzgu i Elitave, në prag të rënies së besimit në autoritetet institucionale, Christopher Hayes shkruante " Ne veprojmë në një botë, ku nuk kemi as kompetenca dhe as besim të mirë mbi autoritete, dhe pasojat janë të thjeshta, realizim shkatërrues që është dhe tipari përcaktues I jetës amerikaneNdërsa skandali i Papers Panama e bën të qartë, ky është një kusht i veçantë në Shtetet e Bashkuara. Me kalimin e kohës, titulli i librit të Hayes duket naivë. Sepse, ashtu siç është e vërtetë që elitat kanë dështuar, kapja që ata i kanë bërë pushtetit duket më e sigurt se kurrë më parë.Besimi ynë te elitat mund të ketë humbur, por ata duken mjaft të aftë për të lundruar në një botë ku askush nuk i beson atyre. Ajo që ne po përballemi, është një botë në të cilën të kuptuarit që elitat tona na kanë mashtruar, gënjyer, nuk përbën asnjë ndryshim në aftësinë e tyre për të mbajtur pushtetin.Ne e presim dicka të tillë prej tyre; madje do të ishim të habitur në qoftë se ata nuk do të na mashtronin. Pyetja që natyrshëm ngrihet është: A do të kthehet ky zemërim për korrupsionin dhe dështimin e elitave tona në apati dhe lodhje, pasi njerëzit ende besojnë se me të vërtetë ka alternativë? Apo do të shpërthejë?(Ky shkrim u publikua sot ne Foreing Policy me titull "Taxpayers of the World, Unite!"me autor Frederik Deboer. Pjesë të këtij shkrimi janë përkthyer nga Ora News)/Orenews.tv/