Urimi i veçantë i Tyga për fejesën e nënës së djalit të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2016, 14:29
Për fejesën e Blac Chyna dhe Robert Kardashian ka reaguar dhe rreperi Tyga.Me anë të postimeve në “Twitter” ai thotë se ndihet shumë i lumtur, ndërsa shton: “Më ben të lumtur fakti që shoh nënën e djalit tim të ndihet kaq mirë. Shqëtësimi im i vetëm është situata që është krijuar me tim bir. Dëshiroj vetëm lumturinë e tij. Ai është më i pafajshmi ne gjithë këtë dhe duhet të ndihet sa më i dashur nga ne të jetë e mundur. Vetëm një zemër e keqe do të ndikonte negativisht tek një fëmijë dhe do të luante me ndjenjat e tij, me këtë situatë të krijuar.”

