Pas datës 30 prill shërbimet në spitale vetëm me kartë shëndeti

Nëse paraqiteni në spitale apo në qendra shëndetësore me librezën e shëndetit nuk do të merrni asnjë shërbim falas nga bluzat e bardha pas datës 30 prill. Pas kesaj date librezat e shëndetit skadojne dhe qytetarët apo pacientët duhet të vijojnë konsultat, ekzaminimet apo planifikimet në institucionet spitalore vetëm më kartën e shëndetit .Alketa Hila: Është afati i fundit i përdorimit të librezave shëndetësore, por jo afati i fundit për të bërë të mundur aplikimin për kartat e shëndetit. Nëndrejtorja e këtij institucion Alketa Hila, tha se në sportelet e qëndrave shëndetësore shënohet ende fluks aplikimish. Për të shmangur radhët e gjata, fondi ka urdhëruar zgjatjen e afateve të punës.Alketa Hila: Në të gjithë vendin janë hapru 96 sportele, të cilat janë në dispozicion të të gjithë popullatës për të bërë të mundur për të aplikuar për kartat e shëndetit, por jo vetëm sepse është dhe sistemi online që mund të aplikojnë. Oraret për të bërë të mundur aplikimin për t'u pajisur me kartat e shëndetit janë deri në orën 20:00.Në tre muajt e parë të këtij viti janë shpërndarë mbi 540.000 karta shëndeti ndërsa në total që nga viti i shkuar e deri më tani mbi 1 mln e 200.000 banorë janë pajisur me  karta./Oranews.tv/