Ndryshimet në Kodin e Punës, Ylli: Informim për zbatimin korrekt
Disa ditë përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin e Punës Inspektoriati Shtetëror ka zhvilluar një takim me sektorin bankar.Për kreun e inspektoriatit të punës Dritan Ylli ky sektor është model i respektimit të drejtave të punëmarrësve e megjithatë ai bëri me dije se ende ka vend për përmirësime.Dritan Ylli: Janë këto ndryshime që do të sjellin disa përmirësime në marrëdhënien e ligjshme të punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësve. Nuk mund të kemi një mjedis pune të mirëqënë, një marrëdhënie pune më të mirë nëse nuk do të investohet më shumë nga ana e përfaqësuesve të sipërmarrjes private. Do të synojmë edhe në vijmësi informimin siç po bëjmë sot edhe me grupet e tjera interesi të sipërmarrjes private por patjetër edhe të punonjësve.Përfaqësuesi i Ministrisë së Mirëqënies Sociale Erjon Manhasa bëri publike disa nga ndryshimet që pritet të vihen në zbatim në kodin ri të të cilat sipas tij rrisin konkurrueshmërinë.Erjon Manhasa: Ndryshimet kanë prekur edhe aspketin cilësor të marrëdhënies së punës. Ne kemi bërë një dryshim thelbësor që është ai i barrës së provës. Njësitë e burimeve njerëzore do të ndihen dhe të favorizuar sepse edhe ato janë punëmarrës dhe do të kenë mundësi mbrojtje më të madhe.Ndryshimet në kodin e punës sipas përfaqësuesve të inspektoritatit janë në përputhje me direktivat europiane./Oranews.tv/