Ja një ndër skemat e përdorura për pastrimin e parave në Shqipëri
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka publikuar një ndër skemat e përdorura në vend për pastrimin e parave.Një shtetas i huaj me rekorde kriminale me anë të krijimit të një shoqërie tregtare fantazëm të tregtimit të metaleve të çmuara ka kryer një sërë trasaksionesh dhe më pas paratë janë kthyer sërish nga kanë ardhur fillimisht.Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka publikur një skemë të kalimit të parave në parajsat fiskale ku shmangen taksat dhe identifikimi i burimi ttë këtyre parave.Në rastin e marrë si shembull për një person jorezident veprimet duket se janë shumë të thjeshta pasi në bashkëpunim me një shqiptar hapet një llogari e përbashkët bankare .Më pas në këtë llogari në rastin tonë transferohet një shumë prej 150 000 mijë euro nga një vend që njihet si parajsë fiskale dhe nuk ka nevojë për identifikim të burimit.Kjo transfertë justifikohet me faktin e marrjes së një huaje me afat 2- vjecar nga personi i huaj që ka hapur llogarinë bankare.Më pas shtetasi tërheq 50. 000 mijë euro për blerje pasurie të paluajtshme dhe pjesën tjetër e kthen mbrapsht të dërguesja me justifikimin kthim fondesh.Pas disa muajve ky person hap një shoqëri tregtare në bashkëpunim me një shtetas tjetër të huaj dhe administrator emërohet shtetësja shqiptare me të cilën hapi llogarinë në fillim. Në emër të shoqërisë hapet një llogari ku vijnë trasferta të mëdha parash nga një tjetër kompani e huaj të cilat justifikohen me fatura fallso .Shoqërisë i shtohet edhe një tjetër aksioner i huaj. Nga analiza doli se shtetasi i tretë qe u be aksioner ishte një kriminel në vendin e vetë dhe paratë që trasferoheshin në shoqërinë në Shqipëri ktheheshin përsëri nga kishin ardhur nga aksionerët e tjerë të shoqërisë./Oranews.tv/