Basha: Rama o avokat i krimit, o reformator i drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha sot se rendi kushtetues ka rënë duke fajësuar për këtë mazhorancën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt me dyer të mbyllura, kryetari i selisë blu përsëriti kushtet që e kthejnë marrëdhënien e opozitës me parlamentin në normalitet por dhe e bëjnë atë të ulët në tryezën e reformës në drejtësi.Edhe pse ambasadori amerikan Donald Lu, iu rikthye rolit të tij negociues në përpjekje për të gjetur dakortësi për reformën në drejtësi në radhët e politikës, situata duket e zbehtë. Turi i ri i ambasadorit amerikan nisi me një takim kokë më kokë me kryetarin e demokratëve Lulzim Basha ai dha dhe një herë sinjalin e qartë se opozita nuk ulet në negociata pa plotësimin e kushteve të saj.Lulzim Basha: "Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje. Në kushtet kur rendi kushtetues është dhunuar. Në kushtet kur ky dhunim bëhet për të mbrojtur dy personat e akuzuar për korrupsion, maxhoranca është e vetëdiskredituar, Edi Rama është i vetëdiskredituar si avokat i korrupsionit, si avokat i krimit. Dhe sigurisht që duhet të zgjedhë o avokat i krimit, avokat i korrupsionit ose reformator i drejtësisë"Edhe pse gjendet përballë faktit, ku i janë rrëzuar dy nga 3 kushtet themelore që përcaktojnë sjelljen e sajë me kuvendin, opozita në seancën e seancën kuvendore të së enjtes do bëj çdo përpjekje të bindë mazhorancën t’i pranojë ato.Lulzim Basha: "E nesërmja është një rast tjetër për t'i dhënë fund këtij dhunimi kaq të hapur, kaq flagrant të rendit kushtetues dhe për të rikthyer vendin në kushtet, të paktën formalisht, të kushtetutshmërisë dhe jo në kushtet e xhunglës".Basha sqaroi se kërkesa e demokratëve për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit nuk lidhet thjesht me emrin e deputetit Armando Prenga.Grupi parlamentar demkrat ka përcaktuar 10 diskutantë që do mbrojnë dy iniciativat ligjore në seancën kuvendore që lidhen me dekriminalzimin dhe komisionet hetimore parlamentare, dhe në rast se mazhoranca i refuzon, opozita do të largohet nga kuvendi për tu rikthyer vetëm për votim./Oranews.tv/