Fshatari rrëfen minutat e para me ushtarin e plagosur: 2 nuk arritën të dalin nga helikopteri

Bahri Ajazi është fshatari i cili i ka dhënë ndihmën e parë ushtarit Gerald Baramuça i cili u plagos në rrëzimin e helikopterit të Forcave Ajrore shqiptare në ujrat e Liqenit të Shkodrës mesditën e sotme në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.Në një prononcim për gazetarin Bepin Kolvata, ai thotë: "E kam dërguar në spital dhe rrugës ishte i vetëdijshëm. Më tha se ndodhen edhe 2 të tjerë por nuk kanë arritur të dalin nga helikopteri"Në orën 17:00 gazetari ynë informon se është arritur të nxirren nga liqeni dhe trupat e pajetë të dy pilotëve.[caption id="attachment_717149" align="alignnone" width="640"]deshmitar Ne foto: Bahri Ajazi, fshatari i cili i dha ndihmen e pare te plagosurit Gerlad Baramuca[/caption][caption id="attachment_717142" align="alignnone" width="540"]gerldd Ne foto: I plagosuri, Gerald Baramuca[/caption]/Oranews.tv/