Komisioni Medias rrëzon dekretin e presidentit Nishanit për ligjin e medias
Komisioni Parlamentar i Medias rrëzoi dekretin e presidenetit Nishani, i cili disa ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive, që parashikon edhe zgjedhjen e drejtorit të RTSH-së.Deputeti socialist Musa Ulqini, i cili është dhe relator i çështjes tha se dekreti i Nishanit s’ka bazë Kushtetuese dhe se ai ka tejkaluar caqet ligjore me kthimin e ligjit në Kuvend.Musa Ulqini: Roli i Presidenti ka marrë nuancat e një "kambanari kushtetues" që ngre në mënyre autoritare shqetësimet për shkelje të mundshme të Kushtetutës ndonëse nuk e kanë autoritetin për ti çbërë aktet e kontestuara. Dekreti në fjalë nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe për pasojë duhet rrëzuar pa hezitim. Presidenti ka vënë në pikëpyetje vetë pozicionin e tij në krye të shtetit dhe përfaqësimit të tij në unitet të popoullit. Kërkesa për shumicë të cilësuar të çojë në ngërç e cila nëse nuk adresohet në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme mund të cojë në paralizim të atij institucioni. Opozita nuk ishte e pranishme në komision për të mbrojtur dekretin e presidentit Nishani, për një ligj që edhe ajo vetë e ka kontestuar në komision por edhe në Kuvend.Në argumentat e tij kreu i shtetit argumentonte se ligji linte hapësira që në krye të RTSH-së të vendosej një person i parapëlqyer nga maxhoranca. Për kreun e shtetit shkarkimi i drejtorit të RTSH me shumicë të cilësuar votash është "Non sens" dhe sipas tij një gjë e tillë bëhet për të konsoliduar pozitat e të përzgjedhurit të maxhorancës.