Helikopteri i ushtrisë rrëzohet në liqenin e Shkodrës, vdesin 2 pilotë, 1 plagoset

Një helikopter i Forcave Ajrore  shqiptare është rrëzuar mesditën e sotme në ujrat e liqenit të Shkodrës pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve ndërsa një ushtar ka mbetur i plagosur.Në bordin e helikopterit  EC 145 kanë qenë dy pilotë, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha të cilët kanë humbur jetën ndërsa është plagosur ushtari profesionist Gerald BaramucaShefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo në nje konference per median e quajti aksident tragjik dhe se janë angazhuar të gjithë strukturat për zbardhjen e rrethave.Ndërkohë përmes një deklarate për median MM informonte se helikopteri EC 145 ishte nisur nga Farka rreth orës 12:10 dhe kontakti i fundit me të ka qenë ora 13: 45 minuta e 6 prillit 2016. Helikopteri ka mbërritur në Shqipëri në nëntor 2015 dhe po kryente fluturim stërvitor pasi do shërbente për operacionet e kërkim-shpëtimitOra News përmes videove deshmive dhe fotove ju sjell gjithçka LIVE, nga Shkodra raportoi gazetari i Ora News, Bepin KolvatajOra 18:10 Prokuroria e Shkodrës ngre grup hetimor për rrëzimin e helikopterithttps://youtu.be/45ox_8UobPQ[caption id="attachment_717338" align="alignnone" width="515"]shkoder helikopteri Ne foto: Pjeset e helikopterit te dala ne siperfaqe te liqenit[/caption][caption id="attachment_717336" align="alignnone" width="640"]kerkimet per helikopterin ne shkoder2 Ne foto: Vazhdojnë kërkimet për helikopterin e rrëzuar në Shkodër[/caption][caption id="attachment_717337" align="alignnone" width="640"]kerkimet per helikopterin ne shkoder Ne foto: Vazhdojnë kërkimet për helikopterin e rrëzuar në Shkodër[/caption]Ora 17:50 Ka mbërritur i plagosuri nga rrëzimi i helikopterit në Malësinë e Madhe, ai është 23 vjeçari Gerald Baramucahttps://youtu.be/5J_j3DLYHcAOra 16: 50 Bazo: Aksidenti tragjik do zbardhim rrethanatShefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo në një konferencë për median tha se do hidhet dritë mbi rrethanat në të cilën ndodhi rrëzimi i helikopterit.Ai e quajti aksident tragjik dhe se helikoteri i cili shërbente për operacionet e kërkim shpëtimit po kryente itinerarin brenda trajektores së miratuar më përpara."Do hedhim dritë mbi rrethanat në të cilën ndodhi ku aksdienti tragjik. Kontrollet janë bërë të gjitha brenda rregullave që kërkohen në këto raste. Fluturimi stërvitor i helikopterit ishte rutinë dhe i planifikuar"https://www.youtube.com/watch?v=W7LFNQWEztMOra 16: 34 Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli ne spitalin e Shkodres viziton te plagosurinkodheli ne shkoderOra 16: 30 Ushtari i plagosur nga rrëzimi i helikopterit: Shpëtova fal parashutësUshtari profesionist, 23 vjeçari Gerald Baramuca nga Bathorja ka treguar për policinë si ka arritur të shpëtojë nga vdekja. “Ka mundur të dalë duke hapur parashutën.https://www.youtube.com/watch?v=DYCxmtqr5_Q[caption id="attachment_717184" align="alignnone" width="640"]gerald baramuca Ne foto: I plagosuri nga rrezimi i helikopterit, Gerald Baramuça[/caption]Ora 16:00  I plagosuri me fraktura të parakrahutDrejtoresha e spitalit të Shkodrës Dhurata Uruçi tha për Ora News se i plagosuri ka fraktura në parakrah me plagë të hapura por se gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Ora 15: 44 Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri në një fluturim stërvitor Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë. Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas. Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim - shpëtimi. Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca.https://www.youtube.com/watch?v=FQ30Zq8zpf4Ora 15: 43 Ora News identifikon viktimat e rrëzimit të helikopterit të ushtrisë Florian Deliaj, Donald Hoxha. Gazetari i Ora News e konfirmon Shtabi i FA[caption id="attachment_717538" align="alignnone" width="640"]florian_deliaj22_23209 Ne foto: Një prej viktimave të helikopterit te rrezuar, Florian Deliaj[/caption][caption id="attachment_717183" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Një prej viktimave të helikopterit te rrezuar, Dorald Hoxha Ne foto: Një prej viktimave të helikopterit te rrezuar, Dorald Hoxha[/caption] Ora 15: 35 Ministri Beqaj flet për Ora News: I plagosuri  jashtë rrezikut për jetënMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një prononcim telefonik për Ora Neës konfirmon për një të plagopsur."Në pamje të parë ka dëmtime por nuk duket se rrezikon jetën. Do bëjmë ekzaminimet e plota. Nuk kam informacion për numrin e personave që ndodheshin në helikopter"Beqaj është nisur drejt Shkodrështtps://www.youtube.com/watch?v=aG-Q1Par7nQOra 15: 31 I plagosuri nuk arrin të konfirmoje numrin e personave në helikoterNga spitali rajonal i Shkodrës ku ndodhet i shtruar i plagosuri gazetari i Ora News informon se ky i fundit  nuk arrin të konfirmojë as numrin e personave që kanë qenë në helikopter.I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një helicopter nga Tirana ka udhëtuar drejt Shkodrës për të marrë të plagosurinMinistria e Mbrojtjes ne Konference Ora 15: 10  Ministria e Mbrojtjes në konferencë për mediat në orën 16:00. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA Jeronim Baze në konferencë në orën 16:00Ora 15: 11 I plagosuri do të sillet në TiranëPersoni i tretë i helikopterit që u rrëzua sot në Malësi të Madhe, ndodhet në spitalin e Shkodrës.Këtë e konfirmoi drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencave, Skënder Brataj, i cili theksoi se i plagosuri do të transportohet me urgjencë për në Spitalin e Traumës në kryeqytet.Për këtë arsye, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë është nisur për në qytetin verior për të transportuar të plagosurin.https://www.youtube.com/watch?v=J56SfAaXn7MOra 15:00 Identifikohet i plagosuri Gazetari i Ora News Bepin Kolvata informon se personi i plagosur nga rrëzimi i helikopterit është Gerald Muça. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën.Raportimet paraprake flasin se ka dyshime se në helikopter mund të ketë pasur më shumë të plagosur.Ora 14: 50  Helikopteri i rrezuar i ushtrise shqiptareGazetari i Ora News Bepin Kolvata informon se helikopteri i rrëzuar është EC 145. Po mbërrijnë 3 helikopterë të tjerë.Vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli pritet të shkojë në vendin e ngjarjes.  Njëri nga viktimat është arritur të nxirret nga ujrat e liqenit ndërsa tjetri ende nuk është nxjerrë. Mendohet se është piloti i helikopterit."Dyshohet se është rrëzuar për shkak të një avarie" informon gazetari i Ora News Bepon Kolvata. Ora 14: 30 Marinaj per Ora News: I plagosuri na tha se në helikopter kane qene 3 persona Kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj në një intervistë telefonike për Ora News dha dëshminë e të plagosurit: I plagosuri ka thënë se kanë qenë tre persona në helikopter. Helikopteri është rrëzuar në ujrat e liqenit.Lajmi i raportuar fillimisht nga banorë të zonës. Në vendin ngjarjes kanë mberritur forcat e policisë së Shkodrës sëbashku me struktura të tjera vendore.https://www.youtube.com/watch?v=Z6GRtOinRHk[caption id="attachment_717125" align="alignnone" width="640"]shkoder zjarrfikesja ne vendin ku u rrezua avioni Ne foto: Zjarrfikesja ne vendin ku u rrezua helikopteri ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_717126" align="alignnone" width="640"]shkoder policia ne vendin ku u rrezua avioni Ne foto: Policia ne vendin ku u rrezua helikopteri ne Shkoder[/caption]shkoder helikopterhelikopteri 3 helikopteri 2 helikopteri  [caption id="attachment_717020" align="alignnone" width="640"]Vendi ku u rrezua helikopteri Vendi ku u rrezua helikopteri[/caption]345 1 HELIKOPTERI