Zona Ekonomike e Shkodrës dështoi për 8 vite, shfuqizohet vendimi
Më 6 qershor të vitit 2008, qeveria e asaj kohe e drejtuar nga Sali Berisha miratoi ndërtimin e zonës ekonomike në Shkodër.Investitori do të mund të lidhte kontratën për një periudhë 36 vjeçare, ndërsa do të zinte një hapësirë prej 137 hektarësh. Zona ekonomike në pronë shtetërore do të jepej me koncesion.“Në këtë zonë ekonomike do të zhvillohen veprimtari: -prodhuese, industriale dhe ushqimore; shërbimi, tregtare, import-eksporti”,thuhej në vendimin nr 775 datë 4.6.2008.Tetë vite më vonë, qeveria aktuale ka vendosur ta shfuqizojë këtë vendim, investimi për të cilën nuk nisi asnjëherë për shkak të mungesës së interesit.“Revokimin e vendimit nr.775, datë 4.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Zonë ekonomike”, në Shkodër”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave.
/Ora News/