Zgjedhjet e ardhshme, OSBE: Fuqizimi i grave në politikë
OSBE apelon që zgjedhjet e 2017 të jenë një mundësi për përfaqësim më të mirë të shoqërisë shqiptare në parlament. Në promovimin e edicionit të dytë të botimit "Gratë në politikë" të prezencës së OSBE, ambasadorit Florian Rauning apeloi gjithashtu që në zgjedhejt e ardhshme të ketë më shumë kandidate gra kandidate.Raunig: Viti 2017 është një mundësi për Kuvendin që të ndërmarrë këtë hap për të pasur një përfaqësi më të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare.Por ambasadori Rauning vuri theksin edhe tek një bashkëpunim jo në nivelet e duhura të grave politikane të cilat i ftoi të të shohin përtej përkatësisë partiake.Raunig: Duhet të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kompromisin përtej parkatësive partiake. Gratë shqiptare të të gjitha partive të niveleve të qeverisjes mund të arrijnë shumë më tepër nëse punojnë sëbashku dhe jo të izoluara nga njëra tjetra.Në këtë takim mori pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë të grave politikane nga Taxhikistani, të cilat të pyetura se pse zgjodhën Shqipërinë dhe çfarë vlerësojnë me tepër nga politika shqiptare u shprehen:“Shqipëria dhe Taxhikistani janë të ngjashme përsa i përket kulturës dhe mentaliteteve. Këtu shohim shumë femra të sukseshme politik të cilave duhet ti ngjajm딓E vlerësojmë arritjen e femrave këtu. Shohim që janë të mbështetura nga meshkujt dhe legjislacioni. Këto gjera duam ti kemi dhe ne në vendin tonë.”