"Identitete kolonjare", ekspozita fotografike e Dhimitër Vangjelit çelet në FAB
U çel ekspozita fotografike me titull "Identitete kolonjare" ne ambjentet e galerise FAB. Nje udhetim fotografik i realizuar me fotografi te Dhimiter Vangjelit , i cili eshte quajtur edhe personifikimi kolonjar i vellezerve te famshem Marubi, si edhe foto te misionit italian.Fotografitë jane realizuar me nje metode krejt te vecante dhe kane arritur ne ditet e sotme, qe nga vitet 1900 deri 1945. I afermi i artistit te hershem te fotografise shqiptare Dhimiter Vangjeli, Nikolla Perdhiku foli per mikrofonin e Ora News.Evenimenti u realizua nga Bashkia Erseke ne bashkepunim me Muzeun e Rilindjes Italiane, per te nderuar mjeshtrin kolonjar te fotografise. Kuratori i ekspozites, e cila u ndoq nga shume kureshtare, fotografi i mirenjohur Roland Tasho tha fjalen e tij per kete ekperience.Ekspozita do te qendroje e hapur edhe diten e neserme per te gjithe te apasionuarit e fotografise dhe kuriozet qe duan te shohin punen e artisteve te hershem shqiptare.