Kënga gjermane kundër Erdoganit shkakton reagim diplomatik në Ankara
Një këngë në Gjermani e titulluar "Erdowie, Erdowo, Erdogan" shkaktoi jo pak reagime në shtetin turk, aq sa u thirr për shpjegime edhe ambasadori gjerman në Ankara. Kënga dy minutëshe u transmetua në një televizion gjerman. “Ne thirrëm ambasadorin javën e kaluar për t’i komunikuar protestën tonë për transmetimin e këngës, duke e dënuar atë”, i tha një burim AFP-së. “Ne kërkojmë që kënga të hiqet nga transmetimi”, shtoi burimi.Televizioni publik gjerman NDR ka transmetuar këngën më 17 mars, duke përqeshur presidentin turk për shpenzimet e tepruara, si dhe shtypjen e lirisë së medias, veçanërisht pas mbylljes së të përditshmes më të madhe në vend, "Zaman"."Një gazetar që shkruan diçka që Erdogan nuk e pëlqen / Ai nesër është në burg”, shkruhet në tekstin e këngës. “Ai i urren kurdët si murtaja/ ai preferon për t’i bombarduar ata më shumë se vëllezërit e tij fetarë nga Shteti Islamik”.Kënga që mund ta ndiqni më poshtë është kënduar nga një yll gjerman i popit Nena, që u bë i famshëm për një këngë në vitin 1984.Në një foto satirike të botuar në Twitter, Erdogan paraqitet duke shërbyer ushqim, duke e cilësuar si “punonjësi i muajit”.Redaktori i përgjithshëm i televizionit NDR, Andreas Cichowicz, tha se protesta diplomatike e Turqisë "nuk ishte në përputhje me të kuptuarin tonë të lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës"./Ora News/