Arrestohet menaxheri i fushatës së Trump për sulm ndaj reporteres

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Kori Levandovski është vendosur nën akuzë nga autoritetet në SHBA për agresion  ndaj një gazetareje gjatë një eventi elektoral.Levandovski akuzohet se ka shtyrë dhe ka ofenduar gazetaren Michele Fields, duke i shkaktuar pasoja fizike dhe psikologjike. Dënimi maksimal që parashikon ligji amerikan në këtë rast është një vit burg.Ngjarja ka ndodhur më 8 Mars, ku raportohet se menaxheri i fushatës së Trump, pasi i ka bllokuar krahun, e ka shtyrë gazetaren.Zyra e fushatës elektorale e kandidatit republikan për President ka bërë te ditur se  Kori Levandovski nuk e cilëson veten përgjegjës për ngjarjen dhe nuk i pranon akuzat, duke deklaruar se gazetarja e ka trilluar të gjithë këtë histori.Ndërkohë që policia e Floridas, shteti ku ai u arrestua ka publikuar pamje të agresionit.Në pamje duket qartë gazetarja që po ecën dhe Levandovski që e shtrëngon duke e tërhequr me forcë.Levandovski për momentin është nën masën e arrestit dhe pritet të dalë përpara gjykatës më 4 Maj, ndërsa njëri prej avokatëve të tij në këtë çështje, Kendall Coffey, në vitin 1996 dha dorëheqjen nga detyra e prokurorit federal pas akuzave se kishte dhunuar fizikisht një balerinë.Fushatat elektorale të Donald Trump, jo pak herë janë dalluar për veprime të dhunshme, mes protestuesve dhe mbështetësve të kandidatit republikan.4 5