Vaditja dhe kullimi, Kryeministri premton zgjidhjen e problemit brenda vitit

Këtë vit do të marrë zgjidhje thuajse përfundimtare problem i ujitjes dhe kullimit.Premtimi u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve të realizuara për vënien në funksion pas 25 vitesh të kanalit vaditës Grishaj në Koplik, 14 kilometra i gjatë.Rama: Është projekti më i madh që është bërë ndonjëherë për ujin, qoftë për vaditjen, qoftë për kullimin. I ndarë në dy pjesë, një pjesë e ka qeveria nëpërmjet bordeve të ristrukturuara të kullimit.- Tani kemi vetëm 4 borde të ndarë në 4 rajone të Shqipërisë- dhe pjesën tjetër me Bashkitë. Po bëjmë gati edhe një flotë të re komplet për ujitjen dhe kullimin, flasim për mjete të motorizuara. Do bëjmë faktikisht të mundur që këtë vit të kemi një zgjidhje thuajse përfundimtare të këtij problemi, sidomos në zonat ku ka më shumë zhvillim intensiv bujqësia.Ky projekt ka sjellë përmirësimin e ujitjes në rreth 3300 ha tokë bujqësore të zonës së Mbishkodrës.Kryeministri Edi Rama ka inspektuar edhe përfundimin e punimeve për Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në Gruemirë, të Malësisë së Madhe.Ky investim zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën e Malësisë së Madhe dhe Komunës Qendër dhe furnizon me ujë të pijshëm mbi 50 mijë banorë.Një tjetër risi është informatizimi i sistemit të faturimit për abonentët.