Një vit me temperaturë të lartë, mamaja kërkon ndihmë për diagnostifikimin e sëmundjes së të birit
Prindërit e një tre vjeçari në Kukës apelojnë për ndihmë, pasi prej të paktën një viti fëmija vijon të ketë temperaturë të lartë, ndërkohë që mjekët nuk arrijnë dot t'i gjejnë diagnozën.Nëna e vogëlushit rrëfen se Elvisi përveç temperaturës ka probleme edhe me ushqimin, ndërkohë që ende nuk është ngritur në këmbë"Marrim çdo muaj rreth 10 mijë lekë ilaçe. E kemi vizituar por mjekët nuk dinë të gjejnë nga se vuan" thotë Zelia Rrahmani,nëna e fëmijësPrindërit e Elvisit 3 vjeçar morën dhe rrugën e azilit në Gjermani për të pasur mundësi diagnostikimi të sëmundjes së të miturit, por mungesa e 8500 eurove që u kërkoi shteti gjerman, ua pamundësoi vizitën."Na kërkuan 8500 euro por nuk kishim ku ti gjenim" vijon Zelia RrahmaniPrindërit e 3-vjeçarit në Kukës, trajtohen me pension invaliditeti. Ata kërkojnë gjithashtu tu kompensohen ilacet e fëmijës, pasi thonë se nuk e përballojnë dot ekonomikisht./Oranews.tv/