Mavraj sheshon polemikat për "Austrinë": S’ka “xixa” mes meje dhe Lorikut

Nuk ka krisje mes futbollistëve të kombëtares kuq e zi.Qendërmbrojtësi, Mërgim Mavraj, ka sheshuar kështu aludimet pas tymnajës së hedhur në mbyllje të ndeshjes miqësore Shqipëri-Austri që përfundoi me humbjen e kuq e zinjve.Shkak u bë një deklaratë e Mavraj për një nga golat e pësuar në portën tonë, ku u shpreh:“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën.Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”- është shprehur Mavraj.Por  ë një postim të bërë sot në fb, Mavraj është tërhequr disi, duke u shprehur se ekipi gaboi pasi lojtarët nuk janë të pagabueshëm.“Më shumë se asnjehere Vellezer!!!Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë "xixa" mes nesh por as mes askujt në këtë familje të madhe!Do doja që në të njëjtin nivel me këtë ekip kombëtar të jenë dhe gazetarët që shkruajnë për të!Gabuam sepse nuk jemi të pagabueshëm, cdo fitore na gezon edhe cdo pësim na meson.Më shumë se asnjehere Vellezer.Forca Shqipëria.O sa mirë me qenë Shqiptar”2