Dëshmitaret: S’kemi dijeni që serveri i tatimeve të jetë sulmuar.Kalia: S’i di arsyet e auditimit
Komisioni hetimor për serverin e tatimeve thirri në seancë dëgjimore ish-Drejtoren e sektorit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, Mimoza Kalia dhe specialisten e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alketa Aliaj.Ish-kreu i Departamentit, Mimoza Kalia, tha para anëtarëve të Komisionit që nuk ka dijeni që serveri i Tatimeve të jetë sulmuar para auditit të Ministrisë së Financave.Mimoza Kalia: Nuk jam në dijeni për një gjë të tillë, është vënë emri im si zëvendës/drejtore e Përgjithshme, por nuk shoh firmë timen në këtë memo. Kështu që nuk mund të kemi dijeni për këtë memo.Ndërsa specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit Alketa Aliaj pranoi se problemet lidhen me hakimin e faqes dhe jo me ndërhyrje në sistemin e të dhënave.Alketa Aliaj: Serveri i webit që i ishte ndryshuar përmbajtja e faqes së webit, ishte shkruajtur dhe lënë një logo. Nuk flitet për serverin e bazës së të dhënave dhe kanë ardhur specialistët e Alsirtit që janë marrë me këtë pjesë. Ka një vit e gjysëm që jam shkëputur nga puna sepse një vit kam qenë me leje lindje dhe gjysëm viti kam qenë me regjim shtrati për lindjen dhe jam një çikë e shkëputur nga këtu.Specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit Aliaj tha se faqja e webit mirëmbahej nga një kompani e jashtme.