Nga 8 gjyqe për krime politike dhe etnike, 30 të akuzuar janë shqiptarë dhe 5 serbë

Hetimet e krimeve të luftës në Kosovës nuk janë mbyllur ende, edhe pse ka 16 vite që kurse ka mbaruar ajo.Sipas një studimi “Drejtësia ende e paarritshme” e publikuar nga Fondi për Drejtat Humanitare, bëhet me dije se nga 8 raste gjyqësore, 30 të akuzuar kanë qenë shqiptarë dhe vetëm 5 serbë.Sfida më e madhe vëren raporti, është se shumica e të akuzuarve janë jashtë vendit. Zëvendëskryeprokurorja e Kosovës Sevdije Morina, tha se gjyqësori vendor si dhe misionet ndërkombëtare si EULEX-i, kanë bërë pak sa i përket trajtimit të këtyre rasteve."Në këtë drejtim si ne e edhe misionet e sundimit të ligjit fare pak kanë arritur të bëjnë në aspekt. Gatishmëria dhe vullneti i prokurorëve vendor për trajtim të këtyre rasteve nuk ka munguar por rezultatet janë të vogla. Rastet po barten çdo ditë në duar të prokurorëve vendor", tha Morina./Ora News/